Dy burra janë therur me thikë ditën e djeshme në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Ngjarja, sipas Policisë, ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjes mes palëve. Sulmi ndaj dy të lënduarve, është bërë nga persona të panjohur tash për tash, të cilët ndodhen në arrati.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Më datë 11.06.2021, rreth orës 23:00, është raportuar për një përleshje fizike në mes të disa personave,në rrugën “B” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisë një hetim lidhur me rastin në fjalë. Nga hetimi preliminar janë ngritur dyshimet se, nga mjete të mprehta që dyshohet të jenë përdorur gjatë përleshjes ,dy persona kanë përsuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin e personave të dyshuar, lidhur me këtë rast i cili, është iniciuar si vrasje në tentativë, thuhet në njoftimin e policisë.
”Të dyshuarit gjenden në arrati ndërsa viktimat janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të nevojshëm mjekësor”, është bërë e ditur në raportin e policisë. Rasti është duke u hetuar.