Policia ka bërë të ditur se gjatë një përleshje në Deçan, një person e ka therur me thikë një tjetër.
Në njoftim thuhet se ai është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Raportohet se gjatë një përleshje i dyshuari m/k e ka sulmuar me thikë viktimën m/k duke i shkaktuar lëndime trupore”.
“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në njoftim.
