Therje me thikë në Ferizaj, Syla: Gjendja e 10-vjeçares është më e rëndë

Therje me thikë në Ferizaj, Syla: Gjendja e 10-vjeçares është më e rëndë

Këtë të hënë një burrë i moshës rreth 59-veçare, në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci” në Ferizaj, ka therur me thikë katër persona, raporton Gazeta “Enigma”.

Personi në fjalë ka therur katër persona kalimtarë të rastit, dy femra (të moshave nën 18 vjeçe) dhe dy meshkuj (të moshave madhore, rreth 29-32 vjeçare).

Tre nga të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, ka njoftuar drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla.

Ai në një përgjigje për Gazetën “Enigma” tha se gjendja e 10 vjeçares është më e rëndë, e cila tash është shtrirë për të iu nënshtruar një operimi.

Ndërsa, sipas tij, dy të plagosurit e tjerë që janë duke u trajtuar në QKUK janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Rastin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ekipe të shumta të policisë, përfshirë, edhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar. Pas një pune intenzive të kërkimit, rreth orës 16:40 kanë arritur që në rrugën ” Riza Matoshi” në afërsi të qendrës tregtare ” Plus Market” të arrestojnë të dyshuarin E.S ( M/K) i moshës rreth 59 vjeçar, i cili nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, ndërsa është gjetur edhe një mjet i mprehtë ( thikë) me të cilën dyshohet se është përdorur në rastet e sipër përmendura”, tha Veseli. /Gazeta Enigma/

Related Articles