Përleshjet mes të rinjve ku përpos grushteve përdoren edhe mjetet tjera të forta e të mprehta, janë bërë të shpeshta në vendin tonë.
Ka shumë raste kur ato kanë përfunduar në mënyrë tragjike, duke u shndërruar kështu në një dukuri shqetësuese.
Një rast i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:15 në rrugen ‘19 Qershori’ në Podujevë, ku një person i mitur është therur me thikë.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë kanë bërë të ditur 15-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore atje i shoqëruar nga dy persona.
Për shkak të natyrës së lëndimeve, viktima është transferuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.