Therje me thikë në Prishtinë, humb jetën një person

Therje me thikë në Prishtinë, humb jetën një person

Një ngjarje tragjike ka nodhur mbrëmjes e së dielës në Prishtinë, ku pas një incidenti një person dyshohet se u ther për vdekje, raporton Gazeta “Enigma”.

Një person është therur për vdekje me mjete të mprehta (thikë) në rrugën “Tirana” të kryeqytetit, ndërsa një tjetër është duke u trajtuar në QKUK si pasojë e plagëve të marra nga arma ftohtë.

Policia ka konfirmuar se rasti ka ndodhur në orën 20:30.

“Ekipi shëndetësor ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Policia është duke u marrë me rastin dhe hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitet kompetente për të sqaruar motivin apo rrethanat e tjera që kanë çuar deri te ky rast i rëndë”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka bërë të ditur për Gazetën “Enigma” se gjendja e tij aktualisht është stabile.

“Një i lënduar me armë të ftohtë është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente, për momentin janë duke iu kryer ekzaminimet e duhura. Gjendja është stabile”, ka deklaruar Syla për “Enigmën”.

Related Articles