Therren dy persona me thikë në Zveçan

Në Zveçan dje një person është therur me thikë nga një tjetër.

Në raportin e policisë thuhet se gjatë përleshjes lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari.

“TENTIM VRASJE- Zveçan 10.06.2023 – 16:30. Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull serb pasi i njëjti është sulmuar fizikisht, therur me thikë nga një i dyshuar mashkull serb. Gjatë përleshjes lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari. Viktima dhe i dyshuari janë dërguar në tretman mjekësorë dhe të njëjtit sipas raportit mjekësorë janë jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Related Articles