Policia ka njoftuar se dy burra janë rrahur dhe therur me thikë mes vete, raporton Gazeta “Enigma”.
Për pasojë lëndime trupore ka pësuar edhe një vajzë e mitur, ku sipas saj është sulmuar nga babai i saj.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNË NË FAMILJE /Gjakovë 22.04.2022–20:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (dhëndër dhe vjehërr), pasi që janë rrahur dhe therur me thikë në mes vete. Si pasoj e rrahjes, lëndime ka pësuar edhe viktima femër kosovare (e mitur), ku sipas saj është sulmuar nga babai i saj. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. / Gazeta Enigma.