Thirrje për punë: Gazeta Enigma po kërkon dy gazetar/e dhe gazetar/e praktikantë

Thirrje për punë: Gazeta Enigma po kërkon dy gazetar/e dhe gazetar/e praktikantë


Gazeta Enigma me seli në Gjilan po kërkon dy gazetar/e dhe gazetar/e praktikantë që t’i bashkohen skuadrës tonë.

Andaj gjithë ju që që jeni entuziast dhe keni vullnet që ta ushtroni punën e gazetarit/es jeni të ftuar të aplikoni.

Këto janë kriteret për ata të cilët do të duan të aplikojnë:

-Të zotërojë diplomë universitare apo të jetë në fund të kryerjes së studimeve në gazetari apo fusha të tjera relevante;
-Të ketë aftësi të shkëlqyera të të shkruarit në gjuhën shqipe; Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar; Njohuri të gjuhëve të tjera janë një plus;
-Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
-Gatishmëri për të krijuar kontakte në terren, për të përcjellë trendin e ngjarjeve dhe të hulumtojë e eksplorojë tema të ndryshme politike e sociale;
-Gatishmëri për fleksibilitet në orar pune;
– Aftësi të mira organizative;
– Gatishmëri për punë në ekip,

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Siguron informata dhe të dhëna nga terreni.
Përgatit hulumtime, reportazhe, intervista ose produkte tjera mediale.

Për të aplikuar duhet të dërgoni një Curriculum Vitae (CV) postës elektronike në adresën [email protected] më së largu deri më 15 maj, 2024.

Related Articles