Tifozët e Buduqnostit me mesazh nacionalist serb në ndeshjen kundër Llapit

Tifozët e Buduqnostit me mesazh nacionalist serb në ndeshjen kundër Llapit

Tifozët “Varvari” të skuadrës malazeze Buduqnost shpalosën të enjten një koreografi me mesazh nacionalist serb, në ndeshjen e rundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës kundër Llapit.

“Atje vëllezër gati të marshojmë”, shkruhej në koreografin e tifozëve të Buduqnostit. Fjalia është varg i këngës “Onamo namo” të Njegoshit, himn në Mal të Zi në fund të shekullit XIX. “Atje” është fjala për Kosovën “e shenjtë serbe”.

Përveç mesazhit nacionalist serb, tifozët shpalosën edhe një koreografi fyese për shqiptarët. Madje, në minutat e fundit të ndeshjes, banka rezervë e Llapit u sulmua me gjësende të ndryshme dhe u fyen nga tifozët e pranishëm në Podgoricë.

Në rregulloren e UEFA-s dënohen ofendimet dhe mesazhet fyese nacionaliste.

Sa i përket ndeshjes, Buduqnosti fitoi 2:0. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Prishtinë.

Related Articles