Tifozi futet në fushë për t’i dhënë mbështetje portierit, i cili pranoi gol në fundin e ndeshjes!

Tifozi futet në fushë për t’i dhënë mbështetje portierit, i cili pranoi gol në fundin e ndeshjes!

Gjithmonë dimë t’i kritikojmë futbollistët e klubit të zemrës në rast të humbjes, dhe rrallë herë i mbështesim ata në momentet më të këqija. Por, kështu nuk ndodhi me tifozin e skuadrës argjentinase, Defensa y Justicia.

Portieri Unsain pranoi gol në minutat e fundit në ndeshjen ndaj Boca Juniors për të humbur me rezultat minimal 0 me 1, shkruan LIG Sport

Pas përfundimit të ndeshjes, portieri u ndje tejet në faj dhe u ulë në gjunjë për ta vajtuar disfatën – ku papritmas shkoi një tifoz dhe e përqafoi për t’i dhënë mbështetje morale.

Golin në minutat e fundit për ekipin argjentinas e shënoi Luis Vazquez.

Related Articles