Newcastle Unitedit, që bën gara në Ligën Premier, është kthyer në temë në ditët e fundit, kur një grup investitorësh arab blen aksionet e klubit.
Por edhe në Kosovë, nuk mungojnë tifozët e këtij klubi, ndërsa njëri ndër ta është, Alban Bajraktari, djaloshi nga Prizreni që është tifoz i flaktë i klubit “bardhezi” nga “St. James Park”.
Albani është një nga ata tifozët që klubin nuk e përkrah vetëm në ditët më të mira, por edhe në edicionet kur skuadra kishte rënë një kategori më poshtë, ndërsa për RTV Dukagjinin ai ka treguar emocionet se si është të jesh tifoz i Newcastle, përcjellë Gazeta “Enigma”.
“Neëcastle Unitedi kam filluar ta përcjellë rreth vitit 2000 pas luftës, kur ndeshjet i transmetonte RTK. Atëherë skuadra kishte një gjeneratë të mirë dhe tifozë shumë të zjarrtë. Kishte kapitenin legjendar, në top formë me Alan Shearer, Solano, Bellamy, ndërsa portier ishte i mirë (Shay Given)”, fillon rrëfimin e tij.
Ai kujton derbit e zjarrtë lokal, me Sunderland në atë kohë.
Klubi anglez nga dita e enjte ka rënë në duart e sheikëve nga Arabia Saudite. Ata ka premtuar shumëçka për tifozët e këtij klubi, madje edhe trofe.
Sigurisht se ndryshimit në krye të klubit i është gëzuar, Albani që shprehet optimist se Newcastle do t’ia rikthejë vetes lavdinë e dikurshme.
“Pas marrjes në pronësi të pronarëve nga Arabia Saudite, pres në shumë ndryshime në drejtimin e klubit. Të ketë drejtor sportiv të mirë, trajner të mirë, pasi për infrastrukturë qëndron mirë klubi, ka stadium me 52 mijë ulëse”, deklaroi ai.
Albani zbulon se cilin nga lojtarët do ta dëshironte ta veshte fanellën e skuadrës “bardhezi”.
“Ka shumë lojtar që do doja të transferoheshin tek ne. Në mos Lionel Messi, do të doja Harry Kane, pasi ai e njeh shumë mirë kampionatin”, thotë Albani me shaka.
Për fund, tifozi nga Prizreni tregoi se cila është ëndrra e tij më e madhe.
“Ëndrra më e madhe e imja është që të udhëtojë vetë në stadiumin “St. James Park” për ta shijuar atmosferën e zjarrtë që mbretëron atje”, përfundoi Alban Bajraktari.
Prizrenasit nuk i mungojnë fanellat e Newcastle Unitedit edhe pse nuk gjenden në Kosovë, ku shumë prej tyre i kanë ardhur nga Evropa. /Gazeta “Enigma“/