Tifozja gjermane që qau pas humbjes nga Anglia nuk i pranon parat e mbledhura nga fansat anglezë

Tifozja gjermane që qau pas humbjes nga Anglia nuk i pranon parat e mbledhura nga fansat anglezë

Tifozja gjermane, e cila u fotografua me lot në sy pasi ekipi i saj humbi në Angli ka kërkuar që 36,000 £ të mbledhura për të nga dashamirët të shkojnë për bamirësi.

Tifozja mori ofendime të shumta në rrjetin social, Twitter, dhe për t’iu kundërvënë urrejtjes, Joel Hughes, nga Pontypridd, vendosi të nisë një fond për t’i treguar tifozes gjermane se pakica e njerëzve që iu vënë kundër vajzës nuk janë përfaqësuese të popullatës më të gjerë në Angli.

Dhe, përtej pritjes së askujt janë mbledhur 36,000 funta, kjo falë dhurimeve të më shumë se 3200 njerëzve. Familja e vajzës tani është gjurmuar dhe në një azhurnim në faqen JustGiving, ata kanë falënderuar dashamirët për “mbështetjen e mahnitshme”, por kanë vendosur që parat e grumbulluara të shkojnë për bamirsi.

Related Articles