TikTok gjobitet me 12.7 milionë funte për keqpërdorim të të dhënave të fëmijëve

TikTok gjobitet me 12.7 milionë funte për keqpërdorim të të dhënave të fëmijëve

TikTok është gjobitur me 12.7 milionë funte për shkelje të ligjit për mbrojtjen e të dhënave, duke përfshirë përdorimin e të dhënave personale të fëmijëve nën 13 vjeç pa pëlqimin e prindërve.

Zyra e Komisionerit të Informacionit në Mbretërinë e Bashkuar tha se aplikacioni nuk kishte bërë mjaftueshëm për të kontrolluar nëse përdoruesit e tij ishin mbi 13 vjeç dhe gjithashtu nuk kishte bërë mjaftueshëm për të hequr llogaritë e përdoruesve të mitur.

Mbikëqyrësi vlerësoi se TikTok lejoi deri në 1.4 milionë fëmijë nën 13 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar të përdorin platformën në vitin 2020 – edhe pse 13 vjeç është mosha minimale për të krijuar një llogari.

Komisioneri i Informacionit në Mbretërinë e Bashkuar John Edwards tha: “Ka ligje në fuqi për t’u siguruar që fëmijët tanë të jenë po aq të sigurt në botën digjitale sa janë në botën fizike. TikTok nuk iu përmbajt atyre ligjeve”.

“Gjoba jonë prej 12.7 milionë funtesh pasqyron ndikimin serioz që mund të kenë pasur dështimet e tyre. Ata nuk bënë mjaftueshëm për të kontrolluar se kush po përdorte platformën e tyre ose nuk ndërmorën veprime të mjaftueshme për të hequr fëmijët e mitur që përdornin platformën e tyre”.

Ai tha gjithashtu se të dhënat e fëmijëve mund të jenë përdorur për t’i gjurmuar dhe për t’i profilizuar, me rrezikun që atyre t’u shfaqeshin përmbajtje të dëmshme ose të papërshtatshme.

Related Articles