Krasniqi rrëfen tmerrin e përjetuar në burgjet e Serbisë para Speciales: Më torturuan e më rrahën

<strong>Krasniqi rrëfen tmerrin e përjetuar në burgjet e Serbisë para Speciales: Më torturuan e më rrahën</strong>


Ish zëdhënësi i UÇK-së, së Kosovës, Jakup Krasniqi dha një fjalim të fuqishëm përball gjykatësve dhe prokurorëve të Gjykatë Speciale, ku numëroi një nga një torturat me të cilat ballafaqoheshin kosovarët në kohën e okupimit serb, shkruan Gazeta Enigma.

Gjatë fjalimit të tij ai foli për tmerret nëpër të cilat kaluan kosovarët nga okupatori serb.  

“Jo për të mbrojtur vetveten nga njollosja që më bëhet në këtë akuzë por, për të ndriçuar atë që më duket e domosdoshme për të kuptuar pafajësinë time të plotë. Jam lindur më 1 janar të vitit 1951 në fshatin Negrac në rajonin e Drenicës. Në familje kemi qenë 8 vëllezër dhe tri motra. Duka të theksoj se që në fëmijërinë time të hershme kanë qenë i rrethuar me njerëz që i kanë mbijetuar politikës së gjenocidit të Serbisë”, thotë Krasniqi.

Nga historitë e tmerrshme thotë që “që rrëfeheshin ne familjen time dhe që tregoheshin nga shokët e mi, si ajo që kam parë e dëgjuar më vonë kudo që kam shkuar më kanë bërë të kuptoj se prapa parajsës së Jugosllavisë qëndronte një ferr i tmerrshëm me të cilën shqiptarët u përballën për dekada me radhë”.

Ai foli edhe për babain e tij i cili sikurse ai kishte qenë i përndjekur nga serbët. “Babai im ka qenë i përndjekur dhe ka përjetuar trauma të tjera. Burgosja ime ishte shumë e vështirë për të. Familja ime besonte se neve na duhej arsimi që të largohej diskriminimi me të cilin po përballeshim si shqiptar në secilin segment të jetës”, potencoi ai.

Periudhën e burgut në Novisad, Krasniqi e përshkroi si një nga periudhat më të vështira të jetës së tij, shkruan tutje Gazeta Enigma.  

“Në vitin 1081-82 kam përjetuar tmerret që nuk përshkruhen me fjalë. Këmbët i kisha gjithmonë të ënjtura nga rrahjet. Mua më dënuan dy here. Asnjë hetues, asnjë prokuro unë nuk e kuptoj logjikën e akuzës së tanishme, ndaj popullit tonë është ushtruar dhunë sistematike, vrasje, burgosje, tortura. Unë i dënoj ato sepse i konsideroj si tepër të ulëta dhe çnjerëzore. Çdo njeri që flet të vërtetën do të thotë që unë Jakup Krasniqi asnjëherë nuk kam qenë i përfshirë në ndonjë vrasje, burgosje, apo presion tjetër. Pas më shumë se 10 vjete vuajtje dënimi, unë u lirova nga burgu i Novisadit mirëpo kjo nuk nënkuptonte daljen në liri”, vazhdon ai.  / Gazeta Enigma.

Related Articles