Tirana – Partizani, super spektakël sonte në ‘Air Albania’

Tirana – Partizani, super spektakël sonte në ‘Air Albania’

Super derbi mes Tiranës dhe Partizanit do të zhvillohet sonte. 

Ky është një derbi që vlen titullin. Prej dekadash nuk kishte ndodhur që në këtë fazë të kampionatit kjo ndeshje të ishte vendimtare për titullin kampion. Ndaj dëshira për ta fituar atë tanimë është ëndërr, është fiksim, është shpresa e madhe për hapin e madh drejt objektivit kryesor.

Prandaj sot është një ditë speciale, një ndeshje speciale në kampionatin shqiptar. Dhe jo vetëm për lojtarët që zbresin në fushë, apo për tifozët në tribuna. Është një ndeshje “jetike” edhe për klubet, sepse vlen shumë në aspektin financiar.

Një ndeshje që mund tëvendosë titullin dhe rrjedhimisht se kush shkon në fazën kualifikuese për Champions.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 18:30.

Related Articles