Kur bie fjala për para, disa tituj të bëjnë më shumë dëm sesa mirë.
Kur jeni në kërkim të një pune, mund të jetë e vështirë të mendoni se sa paguhet çdo pozicion. Pasi shumë kompani nuk përfshijnë pagën në reklamat e punës dhe është pak e vështirë për të kuptuar nëse ja vlen të aplikoni për një vend të caktuar apo jo.
Një studim i ri merr përsipër deshifrimin e asaj çka përcjell titulli i punës me pagesën. Kompania e kreditimit “Earnest” analizoi më shumë se 130 000 tituj pune të siguruara nga aplikantët e kredisë mes moshës 18 dhe 35 vjeç. Ata krahasuan tituj pune që përfshinin ose nuk përfshinin fjalë kyçe të caktuara për të përcaktuar dallimin në pagë.
Në disa raste, këto dallime janë suprizuese, si dhe të rëndësishme.
Fjala udhëheq në titullin e punës, për shembull, zakonisht përkthehet në 23,000 $ më shumë në kompensim. Fjalë kyçe të tjera janë drejtor, e cila është e lidhur me 21 000 $ dhe senior, e cila sjell 20 000 $.
Nga ana tjetër, një titull që përmban fjalën menaxher nuk është puna me leverdi që ju mund të prisni: Kjo përkthehet në vetëm 3 000 $.
Fjalë të tjera për t’u theksuar në reklamat për punë përfshijnë profesionale dhe ekzekutive, të cilat lidhen me 12 000 $ dhe 9 000.
Nëse po synoni për një pozicion të lartë në korporata dhe me një pagë të lartë, shikoni për tituj që përfshijnë fjalën president në vend të fjalës shef.
Presidenti fiton një rrogë mesatare prej 95 000 $, krahasuar me vetëm 54 000 $ për këtë të fundit.
Pastaj ka tituj pune që duhen më mirë të shmangen vetëm nëse jeni niveli i parë i punëkërkuesit. Rrini larg asistentit, i cili përkthehet në më pak se 10 000 $ në pagë. Por edhe më keq, për çudi, është stafi, i cili lidhet me një rënie mesatare të pagës prej 15 000 $.
Konsulent mund të shmanget gjithashtu: Earnest zbuloi se tituj të punës me këtë fjalë kishin ndryshim të gjerë në paga.
Një tjetër gjetje befasuese: Sipërmarrësit që duan të përdorin termin themelues mund të konsiderojnë se titulli i lartë mund të jetë e gjitha çka ata marrin për punën e tyre të vështirë. Rreth 31% e themeluesve nuk nxjerrin asnjë pagë, në bazë të Earnest. Pavarësisht këshillave sipërmarrëse që të paguajnë më parë veten e tyre, duket se shumë nuk e bëjnë as këtë: Paga mesatare për një themelues është vetëm 10 000 $./Gazeta Enigma/