Togeri i FSK-së diplomon në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Britanisë

Togeri i FSK-së diplomon në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Britanisë

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, njëherazi togeri Diar Statovci ka diplomuar me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Sandhurst të Mbretërisë së Bashkuar.

Ai diplomoi në mesin e 235 kadetëve britanik dhe ndërkombëtarë nga 27 vende të ndryshme të botës.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar duke i uruar sukses në karrierën ushtarake.

“Pas suksesit në programin akademik tejet sfidues teorik e praktik të lidershipit ushtarak, Nëntoger Statovci do të kthehet për të marrë detyrën e komandantit të togut në njësitet tona”.

“Shumë urime Nëntoger Statovci dhe ju priftë e mbara në përgjegjësitë e reja dhe karrierën ushtarake. Mirënjohje dhe falënderim i përhershëm për Mbretërinë e Bashkuar, popullin dhe forcat e armatosura të saj”, ka shkruar Mehaj. / Gazeta Enigma.

Related Articles