Ndalohet hyrja e anijeve me flamur rus në portet e Bullgarisë

Ndalohet hyrja e anijeve me flamur rus në portet e Bullgarisë

Bullgaria ka ndaluar hyrjen e anijeve me flamur rus në portet e saj të Detit të Zi, si pjesë e sanksioneve të zgjeruara të BE-së.

“Të gjitha anijet e regjistruara nën flamurin rus, si dhe të gjitha anijet që kanë ndryshuar flamurin e tyre rus, ose regjistrimin e flamurit ose regjistrit detar në çdo shtet tjetër pas 24 shkurtit, u ndalohet qasja në portet detare dhe lumore bullgare,”  bën  me dije administrata detare në Bullgari.

Përjashtime do të bëhen vetëm për anijet në rrezik ose që kërkojnë ndihmë humanitare, ose anijet që transportojnë produkte energjetike, ushqime dhe farmaceutike në vendet e BE-së./Gazeta Enigma.

Related Articles