Të gjithë sytë janë nga ShBA dhe Xhamajka për nxjerrjen e sprintierëve më të mirë.
Si çdo garë olimpike ata janë protagonistët kryesorë në garat 100-metërsh, 200 metërsh dhe stafetë 400 metra.
Megjithatë këtë herë fronin e Usain Bolt e ka marrë një italian, Lamont Jacobs shkruan historinë në atletikë dhe për sportin italian duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike.
Edhe pse goxha larg rekordit botëror të xhamajkanit, Jacobs ka mbyllur garën finale të 100 metrave i pari në Tokyo me kohën 9:80.

Me këtë rezultat ai theu rekordin evropian. Në vendin e dytë u rendit amerikani Fred Kerley me kohën 9:84 dhe në të tretin kanadezi Andre de Grasse me kohën 9:89.
Edhe vetë italianët janë surprizuar dhe askush se priste që pasuesi i Usain Bolt të ishte pikërisht një garues italian dhe për Jacobs është një histori e jashtëzakonshme suksesi.