“Varianti Delta i COVID është bërë dominant në vendin tonë, duke rritur ndjeshëm numrin e rasteve të infeksionit. E përveç variantit Delta, në shtimin e rasteve të reja me virus kanë ndikuar dasmat dhe klubet e natës”, kështu ka thënë infektologu, Ilir Tolaj.
Tolaj tutje është shprehur se varianti Delta po tregohet më i aftë për ti përhapur në mesin e popullatës, te ata që nuk e kanë kaluar Covid-19 apo që nuk janë vaksinuar me dy doza.
“Janë dy faktorë që kanë ndikuar në këtë rritje kaq të madhe, prezenca e Delta variantit i cili po tregohet që është më i aftë për tu përhapur në mesin e popullatës së ndjeshme të atyre që nuk e kanë kaluar sëmundjen ose të atyre të cilët nuk janë vaksinuar me dy doza”
“Në anën tjetër disa prej veprimeve të cilat nuk u ndërmorën nga autoritetet shëndetësore të Kosovës, si parandalim në momentin kur dihej se çdo kund kemi ngritje të numrit të rasteve të reja, siç ishin lejimi i dasmave, puna e klubeve të natës, puna e kafiterive deri vonë pas mesnate me një dendësi të mysafirëve dhe pa respektimin e asnjë prej masave dhe që këta faktorë kanë ndikuar në rritjen e rasteve në mënyrë të pakontrolluar”.
Ai tutje ka komentuar edhe masat që janë ndërmarrë së fundmi nga qeveria si parandalim për Covid-19, derisa shtoi masat për parandalimin e dasmave dhe punës së klubeve të natës kanë qenë të domosdoshme.
Por, që disa prej masave për infektologun Tolaj janë të panevojshme.