Tomë Gashit nuk i lejohet pjesëmarrja në intervistimin e Haki Abazit

Tomë Gashit nuk i lejohet pjesëmarrja në intervistimin e Haki Abazit

Tomë Gashi, avokati i familjes Dehari tha para mediave se nuk iu lejua pjesëmarrja në intervistimin e deputetit Haki Abazi.

Ai tha se nuk u lejua nga prokurori i rastit, Afrim Shefkiu.

“Duke e ditur jotransparencën e prokurorit të rastit, Afrim Shefkiu, unë faktikisht kam menduar që ai do të veprojë ashtu siç edhe ka vepruar që nuk më lejoi që unë të marrë pjesë në seancë në cilësi të avokatit, përfaqësuesit juridik të familjes Dehari dhe i ka njoftuar zyrtarët përkatësit që unë mos të më lejoj që të marrë pjesë në dëgjimin e deputetit Abazit. Ai tani ka hyrë në zyren e prokurorit. Intervista tashmë ka nisur ose do të nis për pak minuta”, tha Gashi.

Gashi theksoi se ka kërkuar nga Shefkiu të njoftohet me shkrim se pse nuk u lejua pjesëmarrja e tij.

“Nëse unë do të isha aty, unë do të kisha pyetje për deputetin Abazi, për të konfirmuar atë se çka ka thënë në Kuvendin e Kosovës. Për të parë se çfarë provash të reja ka ai. Edhe pse për bindjen time ai nuk ka prova të reja”, tha Gashi.

Nga ora 10:00 ka nis intervistimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.

LEXO EDHE: Fillon intervistimi i Haki Abazit nga Prokuroria Speciale

Javën e kaluar, Abazi kishte kërkuar nga Prokuroria që të merret në pyetje kryeministri i vendit Albin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore .

Ai gjatë një konference për media kërkoi po ashtu që prokuroria të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun si dhe Dejona Mihalin, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj Bajrami.

Related Articles