Tomislav Sorsa largimi i parë nga Gjilani!

Tomislav Sorsa largimi i parë nga Gjilani!

Mbrojtësi kroat, Tomislav Sorsa është futbollisti i parë që pritet të largohet nga skuadra e Gjilanit me të përfunduar kampionati, mëson “Kanal 10”.

Sorsa është dakorduar me drejtuesit e klubit të mos e vazhdojnë bashkëpunimin, pas dy vitesh qëndrimi në Gjilan, derisa ai tanimë është përshëndetur edhe me bashkëlojtarët e tij.

Anësori 33 vjeçar kishte ardhur te gjilanasit dy vite më parë, derisa këtë vit ishte ndër më të dalluarit.

Mësohet se te Gjilani pritet të ketë edhe largime te tjera gjatë javës së ardhshme.

Related Articles