Edicioni 2020/21 në Superligën e Ksoovës kishte mjaftë kthesa, duke mos u ditur deri në fund se kush do të shpallej kampion.
Prishtina arriti që në xhiron e parafundit të merrte trofeun në duar, duke lënë mbrapa Dritën dhe Ballkanin. Por, cilët nga lojtarët arritën të shkëlqenin me golat e tyre në elitën e futbollit kosovar.
Mirlind Daku ka qenë i pakonkurrencë në këtë sezon, pasi realizoi plotë 31 gola për skuadrën nga Theranda.
Pas tij, por me një diferencë të madhe u rendit anëtari i Arbërisë që realizoi në total 12 herë.
Një më pak e kishte lojtari maqedonas i Feronikelit, Marko Simonovski, derisa në të tretin ishte Besnik Krasniqi i Prishtinës me dhjetë sosh. Në të pestin u renddit po ashtu një tjetër lojtar i kampionit, Otto John, që kishte po aq gola sa bashkëlojtari i tij.
Me nga nëntë gola ishin Betim Haxhimusa i Dritës, Leotrim Kryeziu i Prishtinës, Arbnor Muja i Trepçës ’89, Gerhard Progni i Gjilanit, Ardit Tahiri i Besës, si dhe Arbër Hoxha i Ballkanit.