Espirito Santo largohet nga Tottenhami pas vetëm 17 ndeshjeve në krye të skuadrës.
Shkarkimi i tij vjen si rrjedhojë e rezultateve të dobëta të skuadrës, veçmas pas humbjes turpëruese nga Manchester United këtë fundjavë në terreni vendës 0:3!
Ish-trajneri i Chelseat dhe Interit, Antonio Conte, të cilin Tottenhami e kërkoi para se ta emëronte Nunon në verë, do të udhëtojë drejt Londrës sot për bisedime me klubin londinez, sipas Sky Italia.
Tottenhami është në vendin e tetë në Premierligë, 10 pikë mbrapa liderit, Chelsea. /Gazeta Enigma/