Vetëm brenda ditës së sotme në Kosovë janë raportuar tri vetëvrasjeve, raporton Gazeta “Enigma”.
Obiliq – Sot rreth orës 10:00, Muhamet Qerkezi (rreth 45-50 vjeç) u gjet i varur pranë shtëpisë së tij.
Skenderaj – po ashtu rreth orës 10:00, në Prekaz të Poshtëm, një burrë rreth 65 vjeç u gjet i varur në pyll, pranë fushës së sportit.
Istog – pas orës 15:30, në fshatin Rakosh, u gjet i vdekur në veturë një person, me armë pranë trupit, ku dyshohet për vetëvrasje.
Policia, njësitë e hetimeve dhe mjekët kujdestarë në të gjitha rastet kanë konstatuar vdekjen, ndërsa trupat e viktimave janë dërguar për obduksion.