Tragjedi: Qëllohet në kokë me armë sportisti i njohur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ekuador. Atleti Alex Qiunonez, 32 vjeç, është ekzekutuar nga disa persona të maskuar si agjentë policie në qytetin e Guayaquil.

Ai është qëlluar me pistoletë në kokë dhe ka mbetur i vdekur në vend, ndërkohë që është plagosur edhe një person që e shoqëronte. Kjo ngjarje ka tronditur vendin, pasi bëhet fjalë për një nga sportistët elitarë të këtij vendi.

Qiunonez është fitues i medaljes së bronztë në botërorin e vitit 2019 në garën e 200 metrave dhe finalist në Olimpiadën e Londrës, po në këtë disiplinë. Sipas policisë, që po heton ngjarjen, mund të bëhet fjalë për një ngatërrim presoni, pasi atleti nuk kishte probleme.

Related Articles