Puna e shpëtimit vazhdoi të hënën pasi një barkë prej druri që transportonte emigrantë u përplas në shkëmbinj nënujorë dhe u copëtua para agimit të së dielës në brigjet italiane, duke vrarë 62 persona.
Të paktën 80 njerëz mbijetuan, por dyshohet për më shumë të vdekur ngase të mbijetuarit deklaruan se anija e cila u nis nga Turqia javën e kaluar, po barte rreth 170 njerëz.