Kurti: Sonte s’do ishte teksti i parë i nënshkruar mes kryeministrit të Kosovës e kreut të Serbisë

Kurti: Sonte s’do ishte teksti i parë i nënshkruar mes kryeministrit të Kosovës e kreut të Serbisë

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, ka thënë se në rast që sonte do të nënshkruhej marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, nuk do të ishte teksti i parë që ka firmën e kryeministrit të Kosovës dhe kreut të Serbisë.

”Nuk kam nënshkruar, sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme të nënshkruaj. Kam shprehur gatishmëri e interesimin tim të nënshkruaj këtë tekst. Nuk do të ishte teksti i parë që do të nënshkruhej nga kryeministri i Kosovës e kreu i Serbisë”, tha Kurti.

Kurti, nga Brukseli, përmendi katër marrëveshjet e nënshkruara në Berlin mes kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë, mosnënshkrimin e marrëveshjes së sotme, Kurti e konsideron si dëm meqë pati pajtueshmëri.

”Në Berlin kemi nënshkruar tri marrëveshje me katër kryeministra të Ballkanit Perëndimor. Mendoj se është dëm që nuk është nënshkruar sot e u pajtuam. Duhej të rezultonte dakordimi me nënshkrim, ishte pala serbe që se bëri ndonëse u pajtua”, tha kryeministri Kurti.

Related Articles