Trajkoviq e kërkon arsyen tek Vuçiqi se pse u ndalua në Merdare para 20 ditëve

Trajkoviq e kërkon arsyen tek Vuçiqi se pse u ndalua në Merdare para 20 ditëve

Politikanja serbe Rada Trajkoviq ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përgjigje për ndalimin e saj në pikën kufitare në Merdare, javë më parë.

Sipas saj, ky ndalim paraqet shkelje të Kushtetutës serbe dhe ligjit, duke shtuar se ajo ia lëkundi Vuçiqit pushtetin në Kosovë.

“Për gati 20 ditë Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë dhe BIA nuk kanë pranuar të japin një shpjegim zyrtar për vendimin e Aleksandër Vuçiqit për pezullimin e shtetit, Kushtetutës dhe ligjit të së drejtës, vetëm për të ngacmuar dhe ndaluar gruan që i shkundi pushtetin në Kosovë nga teka e tij personale”, ka thënë Trajkoviq.

Trajkoviq ishte ndaluar në Merdare për disa orë, pasi kishte takime dhe vizitë në Kosovë, ajo u ndalua edhe duke hyrë. edhe duke dalë, në pikën kufitare nga policët serbë.

Related Articles