Përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës, Anneli Andersen, e ka publikuar listën e Dardaneve, të cilat janë përzgjedhur për dy ndeshjet e para të ciklit të ri kualifikues për Kampionatin Evropian 2025.
Dardanet kanë udhëtuar sot për në Turqi, ku më 5 prill, do të zhvillojnë ndeshjen e parë kundër Ukrainës, në terren neutral.
Ndeshjen e dytë Dardanet do ta zhvillojnë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, më 9 prill, kundër Uellsit .
Përfaqësuesja e Kosovës në kualifikimet për Evropianin 2025, bënë pjesë në Ligën B, në Grupin B4, së bashku me Uellsin, Kroacinë dhe Ukrainën.