Superliga e Kosovës kthehet në aksion në fundjavë, ndërsa rregulli për pesë zëvendësime do të vlej edhe këtë sezon.
Por trajnerët për një ndeshje kanë të drejtë të regjistrojnë në protokoll vetëm 18 futbollistë.
Bekim Isufi që do të drejtojë Ballkanin këtë sezon ka thënë që kjo është shumë e nevojshme.
Patjetër që duhet të aplikohet numër më i madh i lojtarëve në bankë, duke e ditur se kemi 5 zëvendësime dhe kjo është e nevojshme. Duhet medoemos të zgjerohet numri i lojtarëve në bankën rezervë”, ka thënë Isufi.
Edhe trajneri i Dritës, pret Ardian Nuhiu, është i të njëjtin mendim, duke thënë që me shtimin e numrit të lojtarëve, shumë lojtarë do të ishin më afër skuadrës.
“Mendoj se duhet të rritet numri i lojtarëve në protokoll. Ne momentin që i ke të gjithë futbollistët në stol , ke me tepër mundësi ndryshimi , sepse asnjëherë nuk e din se loja çfarë kahje mund të marr”.
“Kjo do të ishte mirë edhe të mos ndash lojtarët nga grupi, por thjesht ta ndjejë çdo moment të lojës afër bashklojtarëve apo edhe të presin mundësin për të ndihmuar ekipin. Çdo futbollistë është pjese e rëndësishme e skuadrës”, ka thënë Nuhiu.
Se numri i lojtarëve në bankë duhet të rritet nga 18 në 21, apo 22, e thotë edhe trajneri dhe ish futbollisti i njohur Armend Dallku.
“Unë jam për rritjen e numrit të futbollistëve në bankën rezervë, pasi që kemi drejt t’i bëjmë 5 zëvendësime. Pse të mos na jipet mundësia të kemi numër më të madh në bankën rezervë”, ka thënë Dallku.
Me shtimin e numrit të lojtarëve në bankën rezervë, do tu jepet mundësi më e madhe talentëve që të jen afër ekipit, pse jo që në pjesën e dytë edhe të inkuadrohen në lojë.