Trajneri anglez paralajmëron Joshuan para përballjes me Prengën: Nuk do ta ketë aspak të lehtë

Trajneri anglez paralajmëron Joshuan para përballjes me Prengën: Nuk do ta ketë aspak të lehtë

Trajneri i njohur britanik Shane McGuigan ka vlerësuar se Anthony Joshua ka bërë një zgjedhje të gabuar duke vendosur të zhvillojë një ndeshje përpara një përballjeje të mundshme me Tyson Fury.

Në një deklaratë për Sky Sports, McGuigan paralajmëroi se Joshua nuk do ta ketë aspak të lehtë përballjen me boksierin shqiptar Kristian Prenga, duke theksuar se sfida mund të rezultojë më e vështirë sesa pritet,

Ai ngriti shqetësime edhe për gjendjen emocionale të boksierit britanik, duke kujtuar se Joshua po kalon një periudhë të vështirë pas humbjes së disa miqve të afërt në një aksident të ndodhur muaj më parë. Sipas McGuigan, kjo situatë mund të ndikojë ndjeshëm në përgatitjen dhe performancën e tij.

“Kampet stërvitore janë vende të vetmuara. Boksi është një sport shumë i ashpër dhe kërkon përkushtim maksimal. Nëse nuk e bën për nevojë apo motiv të fortë, atëherë kënaqësia e dikurshme mund të mos jetë më aty,” u shpreh ai.

Trajneri britanik shtoi se një përballje e madhe si ajo me Fury do të ishte sfida e duhur për Joshuan, duke nënvizuar se ai ka vetëbesimin e nevojshëm për duele të tilla, por ndoshta nuk ka nevojë për një ndeshje paraprake.

Sipas tij, për të kaluar një situatë të tillë kërkohet një motivim i madh dhe një sfidë e rëndësishme sportive, si ajo ndaj Furyt, ndërsa një ndeshje “ngrohëse” mund të jetë e lodhshme dhe jo e nevojshme në këtë fazë.

Ndërkohë, është konfirmuar se përballja mes Joshuas dhe Prengës do të zhvillohet më 25 korrik në Arabia Saudite, një duel që pritet të tërheqë vëmendje të madhe në botën e boksit

Related Articles