Trajneri i Andorrës: Kosova është një ekip mjaft i rrezikshëm

Trajneri i Andorrës: Kosova është një ekip mjaft i rrezikshëm

Kombëtarja e Kosovës sot me fillim nga ora 20:45 minuta do ta luajë ndeshjen e dytë në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

“Dardanët” në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të përballen me Andorrën.

Trajneri i kësaj të fundit, Jesus “Koldo” Alvarez, në një konferencë të mbajtur për media e ka vlerësuar Kosovën si një ekip goxha të rrezikshëm.

Ai theksoi se barazimi me Izraelin të shtunën nuk ishte i rastësishëm.

“Ekipi i Kosovës është një ekip mjaft i rrezikshëm, ka potencial, nuk është rastësi që kanë arritur që të barazojnë me Izraelin, po ashtu është një ekip i ri dhe ka synime që të kalojë më tutje nga kjo fazë e grupeve. Ne si edhe çdo ekip tjetër e kemi studiuar komplet ekipin e Kosovës edhe nuk është se jemi të brengosur vetëm për njërin apo dy lojtarë. Mendoj se duhet të fokusohemi në të gjithë lojtarët se po o fokusuam te vetëm te lojtar si Berisha, Rashica, Zhegrova, atëherë është gabim. Ne duhet të fokusohemi në komplet ekipin. Edhe nëse nesër nuk luan Rashica ose Zhegrova, por luan Bytyqi, apo Muja apo dikush tjetër, për ne është e njëjta gjë, ne do të fokusohemi tek të gjitha”, tha ai.

Related Articles