Trajneri i Bayern Munichit, Julian Nagelsmann, ka folur për të ardhmen e Robert Lewandowskit.
Sulmuesi polak po vazhdon të jetë i lidhur me një largim nga “Allianz Arena”, teksa Barcelona po shihet si favorite për transferimin e tij.
Nagelsmann tha se mendon se 34-vjeçari do të mbetet te kampioni në fuqi i Gjermanisë.
“Nuk e kam pasur kurrë përshtypjen se ai dëshiron të largohet”, tha trajneri i “Bavarezëve”.
“Në bisedat tona, ai gjithmonë më duket sikur do të donte të qëndronte. Sigurisht që do të doja ta kisha në ekipin tim dhe shpresoj se e ardhmja e afërt do ta tregojë”, shtoi Nagelsmann.
Robert Lewandowski ka kontratë të vlefshme me Bayernin deri më 30 qershor 2023.