Trajneri i Drenicës, Bekim Shotani është ndarë i kënaqur me fitoren e ekipit të tij në udhëtim te Dukagjini.
Drenica të enjten në Klinë e mposhti Dukagjinin 2:1, në ndeshjen e xhiros së shtatë të Superligës.
Shotani tha se synimi i ekipit të tij ishte ta fitonte këtë ndeshje, sidomos pas humbjes javën e shkuar në shtëpi nga Trepça ’89.
Ai tha se fitorja ndaj Dukagjinit, i jep stabilitet dhe qetësi Drenicës për vazhdimin e kampionatit.
“Po vinim nga një ndeshje që ishte e rëndë në aspektin psikologjik, pasi humbëm 5:2 në shtëpi nga Trepça ’89. Ndaj Dukagjinit, u futëm të qetë dhe me dëshirë ta fitojmë këtë ndeshje, që edhe ia arritëm. Shënuam fitore të rëndësishme nëpërmjet kundërsulmeve dhe jam i lumtur për këtë. Pas dy golave në pjesën e parë, në u munduam të shënojmë edhe golin e tretë në të dytën sepse patëm raste të shumta. Megjithatë, arkëtuam tri pikë që na japin stabilitet edhe në aspektin psikologjik për vazhdimin e kampionatit”, tha Shotani.