Trajneri i Egjiptit flet për lëndimin e Salahut

Trajneri i Egjiptit flet për lëndimin e Salahut

Përzgjedhësi i Egjiptit, Rui Vitoria, ka folur për lëndimin e sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah.

Salah u lëndua në barazimin 2:2 të Egjiptit me Ganën të enjten mbrëma në Kupën e Afrikës. Ai u zëvendësua në fundin e pjesës së parë, pas telasheve muskulore.

“Shpresoj se nuk është problem i madh. Ende nuk e dimë cili është problemi, por shpresoj se nuk është diçka serioze. Ka qenë moment i vështirë për ne sepse në pjesën e dytë ne mund t’i bënim vetëm dy zëvendësime. Për momentin nuk kam informata dhe është herët të them diçka. Por shpresoj se nuk është serioze dhe Salah të kthehet sa më shpejtë”, ka deklaruar Rui Vitoria pas ndeshjes.

Salah është prej yjeve në skuadrën e Egjiptit.

31-vjeçari ka shënuar 18 gola dhe ka dhuruar nëntë asistime për skuadrën e Liverpoolit në edicionin aktual.

Related Articles