Trajneri i Legia-s para ndeshjes me Dritën: Kemi marrë informacione nga Qëndrim Zyba

Trajneri i Legia-s para ndeshjes me Dritën: Kemi marrë informacione nga Qëndrim Zyba

Trajneri i Legia Varshavës Goncalo Feio e ka pranuar se ka diskutuar me ish lojtarin Qëndrim Zyba për Dritën, para përballjes së tyre në play-offin e Ligës së Konferencës, shkruan Enigma.

Drita do të përballet me gjigantin polak për të synuar vendin në fazën e grupeve, që do të ndodhte për herë të parë në historinë e klubit.

Feio në konferencë për media tregoi se Zyba iu ka dhënë shumë këshilla se si të mposhtin skuadrën gjilanase, ndërsa pret një përballje jo të lehtë.

“Nëse dikush pret një shëtitje, ju them menjëherë se nuk do të ndodhë. Vitet e fundit, Drita ishte në gjendje të barazonte me Feyenoordin dhe Victoria Plezin. Kjo flet vetë. Sigurisht që luajmë në shtëpi. Ne duam të fitojmë dhe të jemi shumë më afër grupeve nga kjo ndeshje. Megjithatë, do të doja që ne ta tregonim atë në fushë, jo në konferenca”.

“Analiza ishte e njëjtë si gjithmonë. Ne kontaktuam njerëz që e njohin mirë kundërshtarin. Ish-lojtari ynë, Qëndrim Zyba, na ka dhënë shumë këshilla. Po kështu Jurgen Celhaka. Ne po përgatitemi për këtë ndeshje në mënyrë të ngjashme me ndeshjen kundër Broendby”.

“Drita tashmë ka bërë diçka historike. Është hera e hera e parë kanë arritur deri këtu në raundet kualifikuese. Kanë mundësinë e një jete përpara. Ekipet nga ky rajon janë agresive. Presim presion të lartë dhe sulm të fortë ndaj kundërshtarit. E dimë që skuadra e Dritës do të luajë në mënyrë agresive dhe me shumë vendosmëri. Duhet ta kundërshtojmë këtë”.

Përndryshe, përballja e parë zhvillohet të enjten me fillim nga ora 18:00

Related Articles