Trajneri i Lille, Paulo Fonseca pati fjalë të mira për Edon Zhegrovën.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Strasbourgut, trajneri i Lille komentoi edhe mbi lojën e sulmuesit kosovar, Zhegrova.
Fonseca tha se Zhegrova është pjekur si lojtar dhe po bëhet bashkëpunues duke luajtur më pak individualisht.
“Mendoj se Edoni e kupton që duhet të jetë lojtar skuadre, sepse loja që ai mendonte ishte lojë individuale. Sot është më kolektiv, mendon më mirë për lojën në fusha të ndryshme. Është shumë e rëndësishme të kuptoni se nuk mund të luani të njëjtën lojë në faza të ndryshme. Unë mendoj se sot ai e kupton se ka zona sigurie në të cilat ai nuk mund të marrë rreziqe të caktuara. Mendoj se ai është edhe më i mirë në vendimmarrje, pasime, krosime, shumë i rëndësishëm për një lojtar në këtë pozicion”, tha ai.