Trajneri i Trepçës, Engin Gençoglu, ka dhënë dorëheqja nga posti i tij.
Këtë e ka konfirmuar edhe vet ekipi, përmes faqes së tyre zyrtare në Facebook, duke njoftuar se klubi me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me të.
Po ashtu, skuadrën deri në fund të plejofit do ta drejtoj Ilir Selmani, që deri tani ishte pjesë e shtabit teknik.
Njoftimi i plotë:
Faleminderit Engin Gençoglu
Klubi i basketbollit Trepça njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Engin Gençoglu.
Skuadrën deri në fund të plejofit e drejton Ilir Selmani, që deri më tani ishte në shtabin teknik.
Klubi e falënderon Gençoglun për kontributin e dhënë në skuadrën tonë. Bashkë kemi fituar Kupën e Kosovës dhe kemi arritur në finale të plejofit.
Të gjithë në klub janë të përkushtuar që skuadra të shfaq më të mirën në ndeshjen e nesërme ndaj Pejës.