Skuadra e Ballkanit sonte luan ndeshjen kthyese ndaj Zalgirisit në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë përfundoi në barazim 1:1. Ndeshja e dytë dhe vendimtare është sonte në Vilnius nga ora 18:00.
Para ndeshjes, trajneri i Zalgiris tha se tani e ka të qartë lojën e Ballkanit dhe pikat e forta dhe të dobëta të kampionit të Kosovës.
“Shumë gjëra shkuan keq në ndeshjen e fundit. Kjo ishte për arsye të ndryshme. Një gol në fushën e kundërshtarit është një gjë pozitive. Kundërshtari agresiv, shumë agresiv dhe luan me topin. Ne i dimë pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarit. Kështu u përgatitëm për këtë ndeshje. Do të jemi më të fortë në fushën tonë me mbështetjen e tifozëve tanë. Do të përpiqemi të jemi më agresivë në fushën tonë. Megjithatë, gjithçka duhet bërë me mençuri”, tha Cheburin.
“Para ndeshjes së parë kemi analizuar ndeshjet e mëparshme të kundërshtarit dhe e kemi ditur se çfarë janë të aftë në situata standarde. Ne nuk kemi shfrytëzuar episodet tona më të mira në ndeshjen e parë. Ne po përgatisim planin tonë për ndeshjen bazuar në ndeshjen e fundit”.
Ai në fund potencoi se në këtë ndeshje nuk ka favorit.
“Favoritët mund të zgjidhen në bazë të statistikave dhe gjërave të tjera. Nuk parashikohet favoriti në këtë duel, por ne do të luajmë në shtëpi para shikuesve tanë. Ne e dimë se Zalgiris ka potencial të mirë, një përbërja e mirë, një stol të mirë, prandaj gjithçka është në dorën tonë, avantazhi psikologjik është fusha jonë, tifozët”, përfundoi trajneri.