Pas përfundimit të takimit të parë të Grupit D në mes të Anglisë dhe Kroacisë, e cila është vlerësuar si njëra nga rivalitetet kryesore këtë kampionat, kanë folur lojtarët kroatë, si dhe trajneri Dalic, të cilëst shpresojnë të arrijnë fazën e grupeve në dy ndeshjet e radhës.
Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic pas takimit ndaj Anglisë, e cila përfundoi me fitore të këtyre të fundit, foli për mediat kroate duke thënë se skuadra e tij ka pësuar gol nga mënyra të cilën 7 ditë e ka ushtruar të mos ndodhë!
Një deklaratë pas ndeshjes për mediat kroate e ka dhënë edhe Domagoje Vida, i cili ka thënë se “duhet të urohet ekipi Anglez. Ata sot ishin më të mirë. Nuk do të dorëzohemi. Qëllimi ynë është të kalojmë grupin, dhe për këtë tashmë shkojmë tutje. Kemi punuar shumë që të mos dalim duarzbrazët nga ky duel, dhe kur një herë u hapëm, anglezët na shënuan gol”, tha ai.
Ndërsa futbollisti tjetër, Joshko Gvardiol, vuri theksin te cilësitë e ekipit kundërshtar.
“E dinim cfarë ndeshje na pret dhe që Anglia është favorite e këtij Europiani. Ne nuk e kemi dhënë maksimumin tonë, gjë që u pa në fund. Kishim rastet tona, por nuk arritëm t’i konkretizojmë si duhet, ndaj jemi këtu ku jemi. Nuk mendoj që kemi probleme me realizimin e golave. Djelmoshat kanë shkëlqyer në parapërgatitje dhe presim momentin e duhur për të filluar me konkretizme, dhe pres të jap maksimumin tim si debutues, pasi jam pritur mjaft mirë nga bashkëlojtarët dhe tifozët”, tha ai.