Shkodran Mustafi ka zbuluar arsyen se pse zgjodhi të luajë për Gjermaninë dhe jo për Shqipërinë.
Në një intervistë për Marca-n, qendërmbrojtësi i Levantes zbuloi se e kishte të qartë që nga fillimi se do të luante për Gjermaninë.
“Kam lindur në Gjermani, e kam pasur gjithmonë të qartë se dua të luaj me ta për shkak të historisë së ekipit gjerman. Për Gjermaninë kam filluar të luaj nga U-15 dhe kam dashur të fitoj gjëra të mëdha”, tha ai.
Mustafi ka patur një karrierë të bujshme, teksa ka luajtur për klubet si Sampdoria, Valencia e Arsenal, ndërsa kishte qenë pjesë e ekipit të Gjermanisë që fitoi Kupën e Botës në vitin 2014.