Mustafi tregon pse zgjodhi Gjermaninë para Shqipërisë

Mustafi tregon pse zgjodhi Gjermaninë para Shqipërisë

Shkodran Mustafi ka zbuluar arsyen se pse zgjodhi të luajë për Gjermaninë dhe jo për Shqipërinë.

Në një intervistë për Marca-n, qendërmbrojtësi i Levantes zbuloi se e kishte të qartë që nga fillimi se do të luante për Gjermaninë.

“Kam lindur në Gjermani, e kam pasur gjithmonë të qartë se dua të luaj me ta për shkak të historisë së ekipit gjerman. Për Gjermaninë kam filluar të luaj nga U-15 dhe kam dashur të fitoj gjëra të mëdha”, tha ai.

Mustafi ka patur një karrierë të bujshme, teksa ka luajtur për klubet si Sampdoria, Valencia e Arsenal, ndërsa kishte qenë pjesë e ekipit të Gjermanisë që fitoi Kupën e Botës në vitin 2014.

Related Articles