Trazirat në Mal të Zi, Vuçiq: Nuk është urrejtje e vërtetë, por e nxitur nga politikanët atje

Trazirat në Mal të Zi, Vuçiq: Nuk është urrejtje e vërtetë, por e nxitur nga politikanët atje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se trazirat në Mal të Zi nuk janë origjinale, duke shtuar se ato nuk kanë lindur nga një urrejtje e vërtetë.

“Unë nuk do të thosha se është urrejtje e vërtetë, por e nxitur nga politikanët në Mal të Zi”, tha Vuçiq, derisa sot u bë shugurimi i kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Ma të Zi, Joanikije.Ai ka folur edhe për sigurinë e Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije dhe kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikijes.

“Ata shkuan me helikopter. Kur të vini në këtë drejtim, është e qartë se situata nuk është e thjeshtë. Toka pas manastirit që është, ata e shfrytëzuan për të shkuar me helikopter”.

Vuçiq deklaroi se të gjithë meritat për sigurinë i takojnë Qeverisë së Malit të Zi.“Policia sekrete serbe është dikush që vetëm mbledh informacione, dhe pastaj ia dorëzon autoriteteve kompetente.”

Policia nuk dëshiron të reagojë menjëherë, kjo është normale, shpjegoi ai. Vetëm kur duhet të përdorësh forcën.Kur u pyet për arrestimin e Veljoviq, këshilltarit të presidentit të Mali të Zi ai tha se Serbia nuk do të ndërhynte në punët e brendshme të atij vendi.

Related Articles