Tre persona e rrahin dhe e sulmojnë me thikë një burrë në Obiliq, njëri prej tyre arrestohet

Tre persona e rrahin dhe e sulmojnë me thikë një burrë në Obiliq, njëri prej tyre arrestohet

Është arrestuar një person nën dyshimin se së bashku me dy të dyshuar të tjerë kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe me thikë një person.

Kjo u bë e ditur përmes raportit të policisë, ku theksohet se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përleshjes, viktima ka pësuar lëndime trupore, për çka edhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prorkurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ndryshe, rasti ka ndodhur në rrugën “Hasan Prishtina”, në Obiliq.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se së bashku me dy të dyshuar tjerë meshkuj kosovarë të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim policor, kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe me thikë, viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar  lëndime trupore, për çka ka pranuar tretman mjekësor, e më pas është liruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Related Articles