Tre persona humbin jetën nga COVID-19 në Kosovë

Tre persona humbin jetën nga COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës,ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar tri raste të vdekjes, raporton Gazeta “Enigma”.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe nga 4.320 testime, 508 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.278 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.804.256 doza të vaksinës.

Deri më sot 811.804 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në total numri i rasteve aktive është 8.685. /Gazeta Enigma/

Related Articles