Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë.
“Sot rreth orës 02:00 në rrethin që lidhë rrugët UÇK dhe Tirana në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale”.
“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta Enigma/