Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 20:00 në fshatin Trudë të Prishtinës, raporton Gazeta Enigma.
Në këtë aksident janë përfshirë tre vetura ku si pasoj kanë mbetur të lënduar tre persona.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci ka konfirmuar për Gazetën Enigma se personat e lënduar janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Rreth orës 20:00 është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Trudë. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri automjete dhe për pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka bërë të ditur Borovci për Gazetën Enigma.