Seanca për gjykimin ndaj tre të akuzuarvë në rastin ‘Banjska’, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, tashmë ka nisur në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Sot do të dëshmojnë dy zyrtarët policorë Alban Rashiti edhe Çlirim Shaqiri.
Rashiti i cili kishte mbetur i plagosur, tashmë ka nisur dëshminë e tij.
Ndryshe, aktakuza e Prokurorisë Speciale ngarkon 44 persona fizikë dhe një person juridik “RAD D.O.O”. Listës së të akuzuarve i prin Milan Radojçiqi.