Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidente trafiku në fshatin Bukosh të Vushtrrisë, shkruan Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës bën të ditur se aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”, thuhet në raportin e policisë.